Florian Wirtz në merkaton e verës mund të bëhet transferimi më i bujshëm dhe i kushtueshëm.
Janë të gjitha gjasat që kjo të ndodhë.
Revista gjermane Sport Bild shkruan se te Bayer Leverkusen e dinë se do ta kenë të pamundur ta mbajnë yllin kryesor të ekipit, sepse kërkesat janë të mëdha.
Real Madrid, Bayern dhe Manchester City janë gati të investojnë deri në 150 mln euro për mesfushorin ofensiv, i cili luan edhe si sulmues qendre. Më i avantazhuar duket Bayern.