Rey Manaj dhe Sivasspor u mposhtën në ndeshjen e sotme përballë Galatasaray.
Kjo sfidë përfundoi 2:3 në favor të këtyre të fundit. Megjithatë, sulmuesi i Kombëtares shqiptare u përfshi në një situatë aspak të këndshme.
Manaj bëri një ndërhyrje horror ndaj sulmuesit turk, Baris Alper Yilmaz.
Këmbën e sulmuesit turk që përthyhet.
Pikërisht mbi këtë faull të shkaktuar, Manaj ka reaguar me një shkrim të gjatë në rrjetet sociale, ku kërkon falje.
“Jam përballur me një situatë që nuk dua ta përjetoj në jetën time profesionale futbollistike. Më vjen shumë keq që e hasa diçka të tillë. Më vjen keq. Nuk ishte e qëllimshme ndërhyrja ndaj Baris Alper Yilmaz ose të përfshihesha në një situatë që do ta dëmtonte.
Ky incident ndodhi kur po mundohesha të kontribuoja për skuadrën me adrenalinën dhe emocionin që rezultati i ndeshjes më dha. I uroj Jillmaz me të gjithë zemër shërim të shpejtë dhe shpresoj të të shoh mes nesh sa më shpejt. Kërkoj ndjesë. I juaji, sinqerisht Rey Manaj”, shkruan sulmuesi shqiptar.