Skuadra e Baselit nuk pajtohet me vendimin e gjyqtarit, për kartonin e kuq ndaj futbollistit Traore në minutën e 74-të.
Baseli ka barazuar me rezultat 1:1 në konak të St. Gallenit, në kuadër të elitës së futbollit zviceran.
Drejtusit e Baselit janë të zemëruar për kartonin e kuq. Mbi të gjitha Xherdan Shaqiri.
"Është e pabesueshme çfarë vendimi i keq ishte. Duhet të pyesim veten nëse kemi gjyqtarët më të mirë”, ka kritikuar Xherdan Shaqiri. Kritika ndaj gjyqtarit Lionel Tschudi dhe video-asistentit Alessandro Dudiq.
Fabio Celestini, trajner i Baselit, nuk pajtohet me kritikat ndaj arbitrit nga Shaqiri dhe thotë: “Duhet të pranojmë rregullin”.
Por në të njëjtën kohë ai e bën të qartë se nuk mendon asgjë, për interpretimin. “Kam luajtur futboll për 17 vjet.
Dhe kushdo që ka luajtur futboll e di: mund të jeni në gjendje të ngadalësoni shpejtësinë në Playstation pasi që të keni luajtur topin. Por jo në bari”,
Celestini, ashtu si Shaqiri, vjen në përfundim: “Për mua nuk është karton i kuq”.