Atletico Madridi ka triumfuar me përmbysje me rezultat 4:3 ndaj Sevillës, në ndeshjen e javës së 16-të të kampionatit spanjoll.
Ndeshje e fortë, me 7 gola e dramë deri në sekondën e fundit.
Atletico humbjen 1:3 e shndërroi në fitore me 4:3
Antoine Griezmann është hero i sfidës me dy gola të shënuar dhe atë në minutën e 90+4 e vulosi sfidën me 4:3.
Sevilla ishte afër fitores por fati sportiv ia ktheu shpinën në Madrid.
Për Sevillën shënuan Lukebakio (12), Romero (32'), Sanchez (57') dhe për Atleticon de Paul (10'), Griezmann (62'e 90+4), Lino (80').
Barcelona kryeson me 38 pikë, pasojnë Reali me 36, Atletico Madrid me 35, Athletic Bilbao 32, dhe Sevilla është në vend të 13-të me 19 pikë.