Drejtuesit injorojnë tifozët për zgjedhjen e serbit: Mjafton të bëjë mirë, tjerat janë politikë

Futboll

Drejtuesit injorojnë tifozët për zgjedhjen e serbit: Mjafton të bëjë mirë, tjerat janë politikë

Më: 9 dhjetor 2024 Në ora: 00:11
Elbasani e Guranjaku

Për Elton Guranjakun, ideja se trajneri është serb nuk i intereson.

Për drejtuesin në kampin verdheblu, nuk i pëlqen politika, pasi i sheh reagimet e origjinës si çështje politike. Vetëm rezultatet shikohen nga drejtuesit sipas drejtorit.

“Bordin vinte nga një kampionat tjetër. Gvozdenovic e njihte mjaft mirë Superioren.

Ka bërë shumë mirë me Skënderbeun. Arriti Final Four vjet. Donim një teknik që e njeh futbollin shqiptar.

Nuk përjashtuam teknikët vendas, por krahasimet i bëmë mes dy të huajve. Ideja Gvozdenoviq u hodh në tavolinë dhe presidentit i pëlqeu.

Nuk na intereson politika. Pashë reagimet, por mjafton që ai të bëjë mirë, të tjerat nuk na duhen.”, u shpreh drejtori sportiv i Elbasanit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat