Në qendër të shumë pyetjeve pas fillimit të sezonit të shënuar nga mungesat e tij në kombëtare dhe disa paraqitje zhgënjyese me Real Madridin, Kylian Mbappé ka dhënë një intervistë për programin Canal+ “Clique”.
Kapiteni i Francës dhe sulmuesi i Real Madridit iu përgjigj disa pyetjeve të bëra drejtpërdrejt në shtëpinë e tij, duke përfshirë rastin që u bë shumë shpejt mbulim mediatik i një ankese për përdhunim gjatë një mbrëmjeje të kaluar në një klub nate. “Unë nuk jam i përfshirë”, theksoi menjëherë Mbappé.
“Unë u befasova, ende jam, në fakt. Këto janë gjëra që vijnë papritur, gjëra që ju nuk i prisni”.
“Nuk mora asgjë, asnjë thirrje (nga gjykata). Kam lexuar të njëjtën gjë që lexojnë të gjithë të tjerët. Qeveria suedeze nuk tha asgjë. Nuk jam i përfshirë… Është thjesht një keqkuptim. Nuk më shqetësoi, sepse nuk jam ndjerë kurrë i përfshirë. Ka shumë zhurmë, por unë kam pasur gjithmonë të njëjtin synim: të fokusohem në punën time dhe të shoh se si do të përfundojë”.
“Nëse drejtësia më thërret – shpjegoi Mbappé –, thjesht do të paraqitem”.
Duke i kujtuar gazetarit të Canal+ konturet e asaj nate: “Nuk ishte as mbrëmje, kisha pesë ditë pushim, vendosa të iki”. “Më duhej të shkoja diku tjetër, por trajneri më tha të shkoja diku më pak të ekspozuar. Po shkonte mirë, isha i qetë. Megjithatë, para se të largohesha, ajo foto doli teksa po dilja nga restoranti. Kishte shumë njerëz të gatshëm për të më mirëpritur, shumë gazetarë…”.