Ilir Daja “lutet” për rikthimin e 21-vjeçarit

Futboll

 Ilir Daja “lutet” për rikthimin e 21-vjeçarit

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 11:39
Dinamo

Dinamo nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 me Laçin në Kurbin. Rastet për të shënuar ishin të shumta nga skuadra e Ilir Dajës, por ekipi vuajti prezencën e lojtarit gol.

Itodo Peter Mandela mungon prej 2 javësh, gjë e cila ndihet tek dinamovitët, të cilët tashmë “luten” për rikthimin e shpejt të tij. Sulmuesi vuan nga një problem muskulorë dhe bën veëm vrapime të lehtë rreth fushës.

Te “Blutë” shpresojnë dhe “kryqëzojnë gishtat” që Itodo të mund të jetë i gatshëm për sfidën më të rëndësishme të këtij muaji që është përballja me Tiranë . Derbi mes ekipeve të kreyqytetit do të luhet ditën e shtunë në orën 16:00 dhe është i vlefshëm për javën e 18-të.

Kujtjmë se 21-vjeçari është golashënuesi kryesorë i skuadrës, ku deri më tani ka arritur të shënojë 7 gola me fanellën e “Bluve”. Më mirë se Itodo kanë bërë Bekim Balaj dhe Baton Zabërgja me 8 gola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat