Vlerësim për arbitrat shqiptarë

Futboll

Vlerësim për arbitrat shqiptarë

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 11:42
Foto ilustrim

Vlerësim për arbitrat shqiptarë, do gjykojnë në fazën e grupeve të Ligës së Europës!

Arbitrat shqiptarë do të vendosin sërish drejtësi në një ndeshje Europe.Bëhet fjalë për sfidën e vlefshme në raundin e grupeve të Ligës së Europës mes Hofenhaim dhe FCSB.

Juxhin Xhaja do të jetë kryesori ndërsa ndihmësit e tij janë Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo. Arbitri i katërt është Albert Doda.

Ky duel do të luhet të enjten në orën 18:45 në Gjermani.Ndërsa në Championsin e të rinjve, në sfidën mes Dinamo dhe Sëlltikut do të vendosë drejtësi Florian Lata. Ndihmësit e tij janë Ilir Tartaraj dhe Erind Burgu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat