Në mikrofonat e “Sky Sport”, sulmuesi i Atalantës, Ademola Lookman, foli në prag të supersfidës së mbrëmjes së sotme kundër Real Madridit, në “Gewiss Stadium”. Ndeshje e vlefshme kjo për xhiron e 6-të të Champions League.
Ja mendimi i sulmuesit të “Zonjës së Vogël”, i cili foli dje edhe në konferencë për shtyp, së bashku me trajnerin Gasperini: “
Ne e humbëm ndeshjen e fundit kundër tyre në gusht, në Superkupën Europiane, por që atëherë kemi evoluar si ekip.
Tani jemi një grup ndryshe, që është bërë më i fortë. Këtë e kemi treguar vazhdimisht, ndaj Real Madridit do të jetë një mundësi tjetër për ta dëshmuar sërish. Mezi po e presim këtë ndeshje”.