Makthi për Edoardo Boven po vjen drejt fundit. Sot në orën tetë të mëngjesit lojtarit të Fiorentinës i është vendosur një defribilator në trup pas një ndërhyrjeje, e cila zgjati për disa orë në një spital të specializuar të Firences.
Sipas mjekëve mësohet se Bove do të marrë një tjetër vendim të rëndësishëm brenda pak muajsh.
Për momentin defribilatori i tij nuk është fiks dhe lojtari pas disa analizave të tjera do të vendosë nëse ta heqë apo ta mbajë ose të instalojë një version të përhershëm siç veproi Kristian Eriksen.
Pas kësaj ndërhyrjeje një gjë është e sigurt, Bove nuk mund të aktivizohet më në asnjërën prej ligave të futbollit italian.