Paulo Fonseca, trajneri i Milanit, foli në konferencën për shtyp mbi ndeshjen ndaj Cërvena Zvezda, e vlefshme për xhiron e gjashtë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, që do të luhet sonte prej orës 21:00, në “San Siro”.
Portugezi e konsideroi një mundësi të shkëlqyer për të arritur në 12 pikë dhe avancuar më tej në grupin e parë, ose në “play-off” për kualifikimin në 1/8 finale.
Përballja me Crvena Zvezda – “Përballë një ekipi që ka fituar 5-1 kundër Stuttgart nuk ka vend për asnjë nënvlerësim. Do të jetë një ndeshje e rëndësishme për ne, duam të fitojmë dhe të marrim tri pikët”.
Mungesa e Pulisic – “Loftus-Cheek do të luajë në vend të tij. Kam besim që do të bëjë mirë në pozitën e amerikanit. Ata kanë karakteristika dhe teknikë të ndryshme, por roli është i njëjtë. Loftus e luan më shumë topin dhe ndoshta mund të bëjë mirë në më shumë hapësira”.
Rendimenti në Ligën e Kampionëve dhe kampionat – “Çdo ditë në Serie A po afrohemi më shumë me atë që po bëjmë në Ligën e Kampionëve”.
Post-ndeshja me Atalantën – “E kuptoj kuriozitetin, por sot dua të flas vetëm për ndeshjen e Ligës së Kampionëve”.
Theo Hernandez – “Po stërvitet mirë dhe e shoh të gatshëm. Ka përmirësuar aspektet për të cilat kemi folur, edhe pse ka ende për të rregulluar. Ta ul në stol si Leaon? Janë situata të ndryshme…”
Faza mbrojtëse – “Kohët e fundit e kemi përmirësuar shumë fazën mbrojtëse, jo vetëm në Ligën e Kampionëve. Ndeshja në Bratislava ishte e veçantë, por skuadra ka mësuar shumë. Jam i sigurt që nesër do të bëjmë mirë në këtë aspekt. Skuadra është në një gjendje shumë më të mirë. Nesër mund të ndryshojmë diçka, por jo mbrojtësit qendrorë”.
Mbështetja nga klubi – “Ndjehem gjithmonë i mbështetur nga klubi”.
Drejtuesit nuk mund të jetë e kënaqur me atë që po shihet. Edhe tifozët sigurisht që nuk janë – “Unë po punoj, nuk kam dyshim se do të arrijmë në një pozicion tjetër deri në fund. Prandaj vazhdoj të punoj me besim. I kuptoj ndjenjat e tifozëve, por ne besojmë dhe po punojmë për t’u përmirësuar”.