Veteran te Kombëtarja shqiptare, kapiteni rinovon kontratën

Futboll

Veteran te Kombëtarja shqiptare, kapiteni rinovon kontratën

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 17:24
Amir Abrashi

Amir Abrashi ka rinovuar kontratën me Grasshopers dhe për një sezon tjetër.

Kështu mesfushori i Kombëtares shqiptare do të jetë pjesë e klubit zvicerian deri në vitin 2026.

“Me kënaqësi njoftojmë zgjatjen e kontratës me kapitenin Amir Abrashi. 34-vjeçari i mesfushës do të qëndrojë me Zyrih dhe për një sezon tjetër”, shkruan klubi i Grasshopers.

Abrashi u rikthye te klubi i Grasshopers në verën e vitit 2021.

Kapiteni i këtij klubi në Zvicër vendos kështu të rinovojë kontratën për të dytën herë brenda vitit, pasi e kishte bërë më parë në shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat