Derbi i dytë i këtij sezoni

Futboll

Derbi i dytë i këtij sezoni

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 18:42
Pamje nga një ndeshje

Dinamo – Tirana është supersfida e javës së 18-të të Superiores. Dy ekipet do të sfidohen mes tyre më ditën e shtunë në stadiumin “Elbasan Arena”, takim që starton në orën 16:00.

Një përballje e cila vlen më shumë se 3 pikët, vlen për krenari dhe prestigj. Përballë njëri – tjetrit do të vihen Ilir Daja dhe Gugash Magani, të cilët do të hyjnë në fushë vetëm për 3 pikët

Përballjet mes Tiranës dhe Dinamos kanë qenë gjithmonë të luftuara, por nëse i hedhim një sy statistikave të sfidave direkte mes tyre shikojmë që bardheblutë janë favoritë. Kjo pasi “Blutë” mund t’i konsiderojmë si “kafshata” e preferuar e Tiranës, pasi në 4 përballjet e sezonit të kaluar mes tyre kanë arritur të marrin pikë. Njëjtë edhe në derbin e parë të këtij sezoni, ku sfida ëprfundoi 0-0.

Kështu bardheblutë i kanë marrë plot 11 pikë Dinamon, me “Blutë” që kanë mundur të marrin vetëm 2 barazim dhe janë mposhtur 3 herë të tjera. Në derbin e radhës mes tyre, Dinamo me Ilir Dajën në stol do të tentojë të ndryshojnë rrjedhën e statistikave, ndërsa nga krahu tjetër Magani kërkon të rikthejë ekipin te rezultatet pozitive në kampionat dhe të vazhdojë dominimin në derbi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat