Flori Spahija është në nga talentet që Vllaznia ka në “gjirin” e saj. 21-vjeçari ka arritur që në pak minuta të tregojë talentin e tij me fanellën e shkodranëve.
Në duelin që Vllaznia zhvilloi ndaj Dinamos shkodrani hyri në fushë në minutën e 70-të dhe për 20 mnuta ia doli të asistonte në golin e parë të kuqebluve dhe më pas të shënonte për të çuar shifrat 2-3.
Kjo paraqitje bëri që Spahija të jetë pjesë e formacionit më të mirë të javës së 16-të të zgjedhur nga “Soffascore”. Madje është vlerësuar edhe me notën 7.7. Por këto statistika nuk i kanë bërë fare përshtypje trajnerit të Vllaznisë.
Thomas Brdaric nuk e preferoi për asnjë minutë në duelin me Elbasanin edhe pse performanca e 21-vjeçarit ndaj Dinamos ishte fantastike. Timonieri i kuqebluve e lë në stol një nga lojtarët që me talentin e tij mund të ndryshojë rrjedhën e lojës nga minuti në minutë.
E sigurisht që shumë shpejt është “penduar” që nuk i dha minuta. Pas sfidës me Elbasanin në deklaratën për mediat, gjermani u shpreh se i vinte keq që nuk e aktivizoi.
Tashmë me kuriozitet mbetet të shihet nëse Brdaric ka marrë “mend” për t’i dhënë minuta në duelin e radhës me Laçin, takim që do të luhet në Shkodër ditën e shtunë në orën 16:00.