Bylbyl Sokoli i hyn politikës, FC Drenica merr vendim për këtë çështje

Futboll

Bylbyl Sokoli i hyn politikës, FC Drenica merr vendim për këtë çështje

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 17:49
Bylbyl Sokoli

FC Drenica ka vendosur ta lirojë nga pozita e trajnerit Bylbyl Sokolin.

Shkak për këtë sipas njoftimit nga klubi u bë angazhimi i Sokolit në politikë.

"Lirimi nga Detyra i Trajnerit të Klubit Futbollistik Drenica

Të nderuar qytetarë dhe tifozë të Klubit Futbollistik Drenica,

Me anë të këtij njoftimi, dëshirojmë t’ju informojmë se, më datë 11.12.2024, trajneri i Klubit Futbollistik Drenica, z. Bylbyl Sokoli, është liruar nga detyra. Ky vendim është marrë pas njoftimit të z. Sokoli, i cili ka vendosur të angazhohet në garën politike.

Vendimi është rezultat i angazhimit të klubit për të ruajtur paanësinë dhe për të shmangur çdo ndikim të mundshëm politik në aktivitetet tona sportive. Klubi Futbollistik Drenica mbetet i vendosur që sporti të qëndrojë i ndarë nga politika ditore, dhe ky hap vjen në përputhje me parimet tona.

Ne duam të falënderojmë z. Sokoli për përkushtimin e tij dhe për sukseset që ka arritur gjatë periudhës së bashkëpunimit.

Në ditët dhe javët në vijim, Klubi Futbollistik Drenica do të njoftojë për emrin e trajnerit të ri, i cili do të vazhdojë udhëheqjen e ekipit në rrugëtimin drejt titullit të kampionit të Ligës së Parë.

Faleminderit për mbështetjen dhe besimin tuaj të vazhdues", njofton FC Drenica.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat