Talenti shqiptar, Roko Vata, ka gjetur golin e parë me fanellën e Watfordit në Championshipin anglez.
Djali i ish-kapitenit të Kombëtares, Rudi Vata, u aktivizua në minutën e 72-të në duelin ndaj Hull Cityt, të vlefshëm për javën e 20-të të kampionatit, ndërkohë që në minutën e 88-të arriti të tunde rrjetën duke i dhuruar 1 pikë skuadrës së tij, që nuk shkoi më shumë se barazimi 1:1 në transfertë.
Ky ishte goli i parë në 9 aktivizime për Roko Vatën, i cili është vetëm 19-vjeç dhe ka një të ardhme të ndritur përpara.
Talenti shqiptar, i cili është pjesë e moshave të Irlandës, u transferua nga Celtic drejt Watfordit në merkaton e verës.