Është ndarë nga jeta futbollisti Erjon Morina, disa javë pas sulmit që pësoi në fushë.
Që nga momenti i sulmit Morina po trajtohet në spital, por gjendja e tij nuk u përmirësua.
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë babai i Erjonit, Ilir Morina përmes një postimi në “Facebook”.
“Ylli i babit ike në qiell. Na thave zemrat Erjon! Do jetojmë të ngrysur me kujtimet me të bukura për ty. Do jesh ylli që do na ndriçojë gjithmonë”, ka shkruar ai.