Shoqata e Gazetarëve Sportivë e Kosovës, me kryetar Edmond Thaçi, janë të shokuar nga ikja në amshim e futbollistit të talentuar Erjon Morina.
Thaçi ka shprehur ngushëllime familjes dhe komunitetit të futbollit dhe sportit në përgjithësi të Kosovës.
“Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës, me pikëllim të madh merr lajmin për ndarjen nga jeta të futbollistit të ri Erjon Morina.
Erjoni kishte talentin, ëndrrën e madhe dhe pasionin për futbollin.
Andaj, gjithmonë do ta kujtojmë atë si djal të urtë dhe futbollist të shkëlqyer.
Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës, i shpreh ngushëllime familjes Morina, klubit të tij të zemrës KF Vushtrria, Federatës së Futbollit të Kosovës dhe gjithë komunitetit të futbollit në vendin tonë.
Erjon, qofsh i parajsës!”, ka shprehur ngushëllime Thaçi e SHGSK..