​Ademi: Ikja e parakohshme ndali ëndrrat e Erjonit

Futboll

​Ademi: Ikja e parakohshme ndali ëndrrat e Erjonit

Më: 12 dhjetor 2024 Në ora: 12:12
Agim Ademi

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka reaguar për ndarjen nga jeta të futbollistit Erjon Morina i cili vdiq sot. Ai ka thënë se kjo ishte një ike e parakohshme e cila ndali ëndrrat dhe karrierën premtuese të Morinës.

“Humbja e Erjonit na ka prekur thellë, jo vetëm si komunitet futbolli, por edhe si shoqëri. Ikja e parakohshme nga kjo botë ka ndalur ëndrrat e tij rinore dhe karrierën e tij premtuese, duke lënë pas një boshllëk të madh në zemrat e të gjithë neve”, ka shkruar Ademi.

Ai thotë se ikja e Erjonit sjellë një dhimbje të madhe, por kujtimi për të mbetet i paharrueshëm.

“Erjoni ishte një futbollist me plot pasion – ai ishte një djalë shembullor dhe i përkushtuar për realizimin e ëndrrave të tij, por Perëndia e deshi më herët afër vetes. Ndarja e tij na la të pikëlluar, por kujtimi për të mbetet i paharruar në zemrat e familjes, bashkëlojtarëve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat