Nuk ka se si të mos shfaqet i lumtur pas fitores 2-0 ndaj Mançester Sitit, trajneri i Juventusit, Tiago Mota.
Ai foli për mediat duke u shprehur se kjo është një fitore e arritur me shpirt.“Është një fitore me shpirt, por jo vetëm kaq. Përdorëm edhe kokën, dëshirën për t’i bërë gjërat mirë dhe në mënyrën e duhur”, shprehet fillimisht trajneri bardhezi, Tiago Mota.
NDESHJA– “Ne e dinim se do të duhej të luanim shumë poshtë, ose të paktën një pjesë të mirë të ndeshjes, ashtu siç e dinim që do të duhej të bashkoheshim në sulm për t’i goditur në kohën e duhur. E bëmë këtë gjë dhe është një fitore e merituar.
Bravo djemve dhe të gjithë, sepse ne rikuperuam edhe disa lojtarë. Të gjithë po bëjnë më të mirën, madje edhe stafi mjekësor, për t’i sjellë lojtarët në formë. Ata që erdhën më vonë na kanë dhënë një ndihmë të madhe”.
MEKENI- “Ai mund të bëjë gjithçka. Unë gjithmonë them se është e vështirë të largosh Kopmeiners nga fusha, sepse ai orienton ekipin, transmeton gjëra që ne kemi nevojë, por Ueston mund të bëjë gjithçka. Ka një fizik të jashtëzakonshëm, cilësi të shkëlqyer teknike dhe kur ai hyn në këtë mënyrë, ne jemi me fat që kemi lojtarë të kësaj cilësie. Unë jam i lumtur edhe për të si për të gjithë të tjerët”.
SYNIMET- “Le të mendojmë për këtë ndeshje, ish te një ndeshje ndryshe nga ajo kundër Lajpcigut. Ne duhej të mbroheshim së bashku, pastaj pas rikuperimit të topit të sillnim shumë njerëz në zonën sulmuese edhe për t’i dhënë një dorë Vlahoviçit. Kam përjetuar emocione të mëdha, prandaj e bëjmë këtë punë”.
DHURATË- “Një dhuratë për Krishtlindje? Kur të vijë koha. Më e rëndësishmja është që jemi të gjithë në të njëjtën mendje dhe e dimë se për çfarë kemi nevojë”, tha ndër të tjera trajneri i Juventusit, Tiago Mota.