Interi, Milani, Juventusi dhe Atalanta janë të gjitha në pozita mjaft të mira

Futboll

Interi, Milani, Juventusi dhe Atalanta janë të gjitha në pozita mjaft të mira

Më: 12 dhjetor 2024 Në ora: 13:40
Foto ilustrim

Kur kanë mbetur për tu luajtur dy ndeshjet e fundit të grupit të përbashkët në Champions, llogaritë e kualifikimit kanë ndryshuar.

Interi, Milani, Juventusi dhe Atalanta janë të gjitha në pozita mjaft të mira për një biletë në fazën “playoff”. Çështja komplikohet kur bëhet fjalë për tu klasifikuar në “Top 8”, që përkthehet në kalim direkt në 1/8.

Që kjo të ndodhë, të gjitha skuadrat italiane duhet të fitojnë dy ndeshjet e mbetura. Për kualifikimin e sigurt nevojiten 18 pikë. Juventusit dhe Atalanta rrezikojnë, sepse maksimumi që mund të arrijnë janë 17 pikë.

Me Liverpool që kryeson me 18 pikë të plota, vendi i tetë ndahet nga gjashtë skuadra në kuotën e 13 pikëve. Renditja e përcaktuar nga diferenca e golave sheh Arsenal, Bayer Leverkusen, Aston Villa, Inter, Brest dhe Lille. Pikërisht këto dy të fundit, që ishin surpriza e bukur e edicionit, kanë ndikuar në rritjen e stekës.

Edhe pse futbolli nuk është një shkencë ekzakte, në momentin aktual mund të thuhet se 16 pikë nuk do të mjaftonin për të evituar fazën play off. Gjithsesi, kjo varet nga ecuria e emrave si Brest, Lille, Leverkusen apo Aston Villa.

Nëse ato do të vazhdojnë të befasojnë, shumë nga emrat e mëdhenj të Europës duhet të ndjekin rrugën e gjatë për të vijuar aventurën në Champions.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat