Botërori 2030 në Portugali, reagon Cr7: Një ëndërr e bërë realitet

Futboll

Botërori 2030 në Portugali, reagon Cr7: Një ëndërr e bërë realitet

Më: 12 dhjetor 2024 Në ora: 13:41
Cristiano Ronaldo

FIFA bëri zyrtare agjendën për dy Botëroret e radhës, pas SHBA në 2026, katër vite më pas, në 2030 Botërori do të zhvillohet në tre shtete, Spanjë, Portugali dhe Marok, por jo vetëm kaq, në kuadër të 100-vjetorit.

FIFA ka menduar që të ketë një shtrirje më të madhe pasi ky turne do të kalojnë fillimisht nga Amerika Latine ku Argjentina, Paraguai dhe Uruguai do të përfshihen në këtë organizim unik.

Këto tre shtete do të mirëpresin 3 nga 104 ndeshje që janë në program, nga një ndeshje në secilin shtet.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Cristiano Ronaldo-s pasi kandidatura e Portugalisë u shpall fituese: “Një ëndërr e bërë realitet. Portugalia do të mirëpres Botërorin në 2030, kjo na bën krenar. Së bashku”, shkroi CR7 në profilin e tij në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat