Besa e Doberdollit ndërprenë bashkëpunimin me 5 futbollistë

Futboll

Besa e Doberdollit ndërprenë bashkëpunimin me 5 futbollistë

Më: 12 dhjetor 2024 Në ora: 14:05
Futbollistët e Besa e Doberdollit

Skuadra e elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut, KF Besa Dobërdoll, ka zyrtarizuar largimin e pesë futbollistëve nga radhët e saj.

Nëpërmjet një komunikate në profilin zyrtar në rrjetet sociale, klubi ka bërë të ditur se ka ndërprerë bashkëpunimin me: Filip Aleksovski, Maliq Beluli, Genc Gashi, Emir Skenderi dhe Ilirid Ademin.

KF Besa ka falënderuar futbollistët për angazhimin dhe kontributin e tyre gjatë periudhës së bashkëpunimit dhe u ka uruar suksese në karrierën e mëtejshme.

Ky veprim vjen si pjesë e ndryshimeve të mundshme në radhët e skuadrës për fazën e ardhshme të kampionatit. Besa Dobërdolli mbetet e përkushtuar për të ndërtuar një ekip konkurrues dhe për të ruajtur stabilitetin në ligën më të lartë të futbollit në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat