Guardiola doli i zhgënjyer përpara kamerave, pas humbjes 2-0 në Torino kundër Juventusit.
Trajneri spanjoll u shpreh se i mungoi vetëm goli në një ndeshje ku edhe Juventusi meriton komplimentat.
“Këtë herë nuk bëmë gabime. Ishim shumë pranë portës kundërshtare, por na mungoi vetëm goli.
Jam krenar për lojtarët e mi. Është e qartë se është diçka e vështirë kur ti qëndron gjatë gjithë kohës përpara portës dhe provon të fitosh, por nuk vjen rezultati.
Dua t’i jap meritat që ka edhe Juventusi në këtë ndeshje.
Megjithatë, paraqitja jonë ishte pozitive. Vlahoviç u tregua i zoti që shënoi atë gol.”
A është Guardiola në diskutim? Ai përgjigjet: “Po, sigurisht. Është e qartë që është edhe faji im për këtë situatë. Sigurisht që do të vendosem dhe unë në diskutim, edhe pse po luftoj shumë për të dalë nga kjo situatë”, tha Guardiola.