Jose Mourinho, sërish në Premier League pas eksperiencave me Chelsea, Manchester United dhe Tottenham? E vështirë, por jo e pamundur.
Sipas asaj që raporton “Marca”, prestigjiozja sportive iberike, “Special One” është ideja më e fundit e Wolverhampton për të zëvendësuar trajnerin aktual, Gary O’Neil.
“Wolves” ndodhen aktualisht në vendin e parafundit në renditjen e Premier League dhe duan t’i besojnë një trajneri me përvojë të madhe për të tentuar rikthimin e jashtëzakonshëm drejt mbijetesës.
Gjithsesi, mundësitë që operacioni të përfundojë me sukses duken mjaft të ulëta, pasi Mourinho nuk ka shprehur ndonjëherë dëshirën për ta përfunduar eksperiencën e tij aktuale në drejtimin e Fenerbahçes, klubin turk me të cilin është i lidhur deri në qershor 2026.