Një cikël i ri e pret ekipin e futbollit të të rinjve të Maqedonisë së Veriut në vitin 2025 dhe atë në të gjitha kategoritë.
Brezi U17 dhe U19 kanë njohur tashmë kundërshtarët e tyre për turnetë kualifikuese, ndërsa kombëtarja U21 pret shortin në fund të janarit.
Pikërisht në këtë gjeneratë shfaqet një risi dhe ai është emri i Burak Alilit, djali që aktualisht luan në ligën e dytë në Austri, pra në skuadrën e Lafnitz.
Alili është me origjinë nga Shkupi por i lindur në Zvicër dhe ka bërë dhjetëra paraqitje për të rinjtë e këtij vendi.
Mediumi maqedonas “Sportsport” shkruan se FFM, ka kontaktuar me të dhe janë duke negociuar që Alili ta ndërrojë fanellën e kombëtares.