Valon Berisha është duke e kaluar një moment mjaft pozitiv të karrierës me ekipin LASK Linz.
Futbollisti kosovar do të përballet sonte me Fiorentinën në Conference League dhe kjo sfidë ia kujton futbollin italian, ku luajti për një kohë të shkurtër me Lazion.
Mesfushori i Kombëtares e ka dhënë një intervistë për mediumin “La Gazzeta dello Sport”, përmes së cilës foli edhe për përvojën që e pati në Serie A, ndonëse jo prej atyre që e kishte dëshiruar dhe shpresuar.
“Në Lazio më përshkuan problemet fizike, ishte e vështirë, por trajneri Simone Inzaghi më fliste, më jepte shpresa, më inkurajonte. Ka qenë gjithmonë i mirë për ekipin, ka qenë mentor i mirë për ne të rinjtë, siç po bën tash edhe në Inter”, deklaroi Berisha.