Milan nuk po kalon një sezon pozitiv. Pas 14 javësh në kampionat, ndodhet në vendin e 7-të me 22 pikë. Në krahun tjetër, në Champions League edhe është me 12 pikë në 6 ndeshje, kuqezinjtë mezi fituan nda Zvezdës.
Trajneri Paulo Fonseca është shprehur pas ndeshjes që ka lojtarët që nuk luajnë me seriozitet.
Mediat italiane raportojnë se këtë akuzë, tekniku portugez e kishte për Theo Hernandez, Calabria, Tomori dhe Loftus-Cheek.
Madje, në seancën e sotme stërvitore pritet edhe ballafaqimi mes lojtarëve dhe trajnerit. Ky ia u ka bërë të qartë, duke u thënë se kush nuk impenjohet do të ulet në stol.
Fonseca nuk merr parasysh këtu as emrat kyç dhe yjet e ekipit. Mediat italiane raportojnë se në rast se trajneri nuk do të bindet nga disa lojtarë, s’do ta ketë aspak problem as të marrë lojtarë nga ekipet e moshave.