Felipe Souza nuk do të jetë më pjesë e Bylisit në Superiore. Sulmuesi 26-vjeçar me origjinë nga Brazili në marrëveshje me klubin ballshiot, ka vendosur që të mbyllë bashkëpunimin.
Souza ishte pjesë e Bylisit që prej shtatorit të vitit 2022, kur u mor nga OFI Kretë.
Megjithatë, ashtu siç e konfirmon edhe klubi i Bylisit, braziliani po largohet për shkak të dëmtimeve të shumta.
"Bylis njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me lojtarin brazilian, Felipe Souza dhe e falënderon për kontributin e dhënë në klubin tonë për 3-sezone. Felipe Souza, u bë pjesë e Bylisit në edicionin 2022-2023, duke spikatur me performancën dhe golat e tij, në Superiore dhe Kategorinë e Parë, por dëmtimet e shpeshta u bën shkak edhe për mbylljen e aventurës si bardhekuq mes brazilianit dhe klubit tonë.
Bylis e falënderon Felipe Souzën për kontributin e dhënë në klubin tonë, duke e lënë të hapur mundësinë e rikthimit dhe bashkëpunimit në të ardhmen", njofton klubi.