Chelsea e ka shënuar fitoren e pestë radhazi në Conference League.
Blutë e Londrës, sot shënuan fitore si mysafire e Astanës, me rezultat 1:3.
Sulmuesi spanjoll, Marc Guiu, shënoi dy gola të shpejtë, në minutat 14′ dhe 18′.
Golin e tretë e shënoi Renato Vega, në minutën e 39-të.
Në anën tjetër, golin e nderit për Astanan e shënoi Marin Tomasov, në minutën e 45-të.
Chelsea ka bilanc të plotë të fitore këtë sezon në Conference League, duke qenë lider i tabelës me 15 pikë, ndërsa Astana ka 4 pikë.