Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nesër njohin kundërshtarët e Kupës së Botës 2026

Futboll

Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nesër njohin kundërshtarët e Kupës së Botës 2026

Më: 12 dhjetor 2024 Në ora: 19:16
Kosova

Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të njohin nesër kundërshtarët e tyre për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Shorti do të hidhet në selinë qëndrore të FIFA-s në Cyrih me fillim në ora 12:00.

Maqedonia dhe Shqipëria janë pjesë e vazos së tretë, së bashku edhe me Skocinë, Slloveninë, Irlandën, Gjeorgjinë, Finlandën, Islandën, Irlandën e Veriut, Izraelin, Bosnje e Hercegovinën dhe Malin e Zi.

Për dallim nga Maqedonia dhe Shqipëria, përfaqësuesja e Kosovës, bënë pjesë në vazon e katërt së bashku edhe me  Bullgarinë, Luksemburgun, Bjellorusinë, Armeninë, Kazakistanin, Azerbajxhanin, Estoninë, Qipron, Ishujt Faroe, Letoninë dhe Lituaninë.

Me gjithë këto kombëtare, Kosova nuk mund të shortohet në një grup, mirëpo ekziston mundësia që “Dardanët” të luajnë në një grup të njëjtë, me Maqedoninë, apo Shqipërinë.

Eliminatoret europiane të vlefshme për për Kupën e Botës 2026 janë planifikuar të fillojnë në mars të vitit 2025, dhe të përfundojnë së bashku me fazën “play-off” në mars të vitit të ardhshëm (2026).

Ekipet që janë renditur të parat në grupet e Ligës së kombeve (si Maqedonia) dhe vendet e dyta dhe të treta që luajnë për t’u ngjitur/zbritur nga ligat e LK do të jenë në grupe me katër ekipe dhe do të jenë pjesë e grupeve A-F.

Vazo 1: Franca, Spanja, Anglia, Portugalia, Holanda, Belgjika, Italia, Gjermania, Kroacia, Zvicra, Danimarka, Austria.

Vazo 2: Ukraina, Turqia, Suedia, Uellsi, Polonia, Hungaria, Serbia, Greqia, Rumania, Norvegjia, Sllovakia, Çekia.

Vazo 3: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Skocia, Sllovenia, Irlanda, Gjeorgjia, Finlanda, Islanda, Irlanda e Veriut, Izraeli, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi.

Vazo 4: Bullgaria, Luksemburgu, Bjellorusia, Armenia, Kosova, Kazakistani, Azerbajxhani, Estonia, Qipro, Ishujt Faroe, Letonia, Lituania.

Vazo 5: Moldavia, Malta, Andorra, Gjibraltari, Lihtenshtejn, San Marino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat