Man Utd ia cakton çmimin Rashfordit

Futboll

Man Utd ia cakton çmimin Rashfordit

Më: 12 dhjetor 2024 Në ora: 19:50
Rashford

Manchester United mund të shqyrtojë ofertat prej 40 milionë paundësh për Marcus Rashford, por klubi e pranon se ka pak gjasa të ketë blerës për sulmuesin e Anglisë gjatë afatit kalimtar të janarit, raporton Mail Sport.

United po përballet me presion për të shitur lojtarë në mënyrë që të përmbushë rregullat e fitimit dhe qëndrueshmërisë, si dhe për të mbledhur fonde për trajnerin e ri, Ruben Amorim, i cili kërkon të forcojë skuadrën.

Shitja e lojtarëve të rritur në akademinë e klubit konsiderohet 100% fitim në bilancin financiar të PSR-së. Prej kohësh, vëmendja është përqendruar te Rashford, i cili është pjesë e klubit që nga mosha shtatëvjeçare.

Supozohet se çmimi i 27-vjeçarit do të kishte qenë deri në 100 milionë paund kur ai shënoi 30 gola në sezonin e parë të Erik ten Hag te United. Megjithatë, rënia e formës së tij dhe kontrata e re që nënshkroi vitin e kaluar, me një pagë prej 325,000 paundësh në javë, e kanë ulur ndjeshëm vlerën e tij në treg.

Edhe me këtë çmim të reduktuar, United nuk pret oferta për Rashford, i cili ka nisur dy ndeshjet e fundit nga stoli, përfshirë përballjen e të enjtes në Ligën e Evropës kundër Viktoria Plzen.

Një tjetër opsion për klubin do të ishte shitja e dy talenteve të mëdha, Kobbie Mainoo ose Alejandro Garnacho, por kjo është diçka që United dëshiron ta shmangë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat