Nga Arabia Saudite në Europë dhe një rekord: i pari arab që luan në Serie A! Historia e Saud Abdulhamid eshte e jashtezakonshme por edhe e mistershme. Sepse ende nuk dihet se cilat ishin arsyet qe Roma pagoi te Al-Hilal per kartonin e tij.
I rritur te Al-Ittihad per te kaluar me pas te ekipi i Neymar & Co, Saud Abdullah Abdulhamid (25 vjeç), gjithashtu mbrojtesi me tipare sulmuese ka luajtur edhe me shume se 40 ndeshje me Arabine Saudite.
Sonte per te ka qene nje nate e veçante sepse ka shenuar golin e pare me Roma, ekipi verdhekuq qe eshte i impenjuar ne Europa League, ne sfiden ndaj Braga ne “Olimpico”. Nje inkursion i bukur brenda zone i finalizuar me gol. Ranieri i ka dhene besim dhe ai e ka shperblyer, duke dyfishuar rezultatin pas golit te shenuar nga Pellegrini fillimisht.
Por, cili eshte Saud? Ai luajti në divizionin e parë saudit për gjashtë sezone radhazi. Duke performuar mire u monitorua në korrik 2023 nga klubi francez Clermont dhe në qershor 2024 nga Aston Villa. Më 27 gusht 2024 ai u ble plotësisht nga Roma për 2.5 milionë euro dhe u bë futbollisti i parë saudit në historinë e Serisë A.
Më 26 shtator ai bëri debutimin e tij me ekipin verdhekuq gjatë ndeshjes kundër Athletic Bilbao, në ndeshjen e vlefshme për ditën e parë të Europa League. 24 Nëntorin vijues ai bëri debutimin e tij në Serie A në humbjen 1-0 në Napoli. I kritikuar per nje penallti te shkaktuar ndaj Lecce-s, megjithate, mori shume kritika. Problemi eshte se eshte hera e pare qe luan ne nje klub europian dhe per kete arsye ne nje futboll tjeter.
Profili – Saud është një mbrojtës i shpejtë i djathtë me një lëvizje të dukshme ofensive; kjo e bën atë të jetë i aftë një-kunder-një, i prirur për krosim dhe për rrjedhojë, për të bërë një numër të mirë asistimesh. Ai gjithashtu arrin të kryejë me mjeshtëri fazën mbrojtëse, shpejtësia e tij i lejon të kthehet shpejt dhe të jetë efektiv në diagonale dhe avancime. Ai mund të përdoret edhe në krahun e majtë.