Kombëtarja shqiptare u njoh ditën e sotme me kundërshtarët që do të ketë në kualifikueset e Botërorit 2026.
Shqipëria u shortua në grupin K me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.
Tashmë janë publikuar datat për të gjitha ndeshjet që do të luajë Shqipëria.
Gjithçka nis në Angli më 21 mars, në stadiumin “Wembley” duke nisur nga ora 20:45.
Ndërsa ndeshja e shumëpritur me Serbinë në Tiranë, do të luhet më 7 qershor, po në orën 20:45.