“Fatmirësisht nuk është një dëmtim i gjatë. Nuk mendoj se do të humbasë vrullin”.!
“Pas testeve të kryera sot tek Kylian Mbappe nga departamenti mjekësor i Real Madridit, lojtari është diagnostikuar me një dëmtim në kofshën e majtë. Ecuria e tij do të monitorohet”. Kështu thuhet në deklaratën e lëshuar në orët e para të pasdites nga Real Madrid për gjendjen e sulmuesit francez, i cili u dëmtua në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Atalantës.
Pyetja që të gjithë bëjnë është: a do të jetë ai i pranishëm në finalen e Kupës Ndërkontinentale 2024, të planifikuar për 18 dhjetor? Reali nuk dha informacion për kohën e rikuperimit, por Carlo Ancelotti siguroi në konferencë:
“Sa i përket Mbappe-së, dëmtimi nuk është shumë serioz. Ai nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen e nesërme kundër Rayo Vallecanos, por do të jetë në Katar dhe do të shohim nëse mund të luajë”.
“Në çdo rast ai vjen me ne sepse mendojmë se mund të shërohet nga ky dëmtim. Është shumë e vështirë të thuash se nga vjen, në dy pushimet e fundit ndërkombëtare ai qëndroi këtu, punoi mirë, pushoi, mund ta shihni se paraqitjet e tij janë përmirësuar shumë kohët e fundit. Fatmirësisht nuk është një dëmtim i gjatë. Nuk mendoj se do të humbasë vrullin”.