Sulmuesi i Kombëtares lë fushën duke qarë

Futboll

Sulmuesi i Kombëtares lë fushën duke qarë

Më: 14 dhjetor 2024 Në ora: 16:35
Cristian Shpendi, gjatë ndeshjes

Cristian Shpendi ne momentin e demtimit

Cristian Shpendi ishte i pafat ditën e sotme. Sulmuesi shqiptar është dëmtuar dhe është detyruar të lërë fushën e lojës.

Në minutën e 24-të të sfidës që Cesena po zhvillon me Cosenzan Shpendi u dëmtua dhe shpërtheu në lot gjatë momentin që po linte fushën e lojës në minutën e 29-të. Një lajm i keq për të pasi ndalet në momentin më të mirë në karrierën e tij futbollistike..

Në ditët në vazhdim sulmuesi do t’u në shtrohet edhe vizitave mjekësore për të mësuar edhe shkallën e dëmtimit.

Në këtë sezon kujtojmë se 21-vjeçari ka luajtur në 18 ndeshje dhe ka arritur të shënojë 12 gola, duke qenë vendimtar për Cesenan në Serie B.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat