Partizani dhe Elbasani nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 mes tyre në “Arenën e Demave”. Një sfidë mjaft e luftuar, por në fund ekipet ndajnë mes tyre pikët.
Pas këtij barazimi ka folur Aleksandar Veselinovic. Timonieri i të kuqve ka theksuar se:
“Pse skuadra ka luhatje? Dua të them se pas ndeshjes me Bylisin nuk ishim siç duhet të jetë Partizani. I merituam të gjitha kritikat dhe marr përgjegjësinë, ndërsa për sot bëmë një ndër ndeshjet më të mira të kampionatit. Respekt edhe për Elbasanin.
Sa i përket ritmit dhe shanseve, futbolli ishte i padrejtë sot. Ky është futbolli dhe besoj se të gjithë kanë përshtypje pozitive nga kjo sfidë. I përgëzoj për lojën si dhe falenderoj tifozët për përkrahjen.
Në 2 sfidat e fundit ka marrë 4 gola. Ka krizë në mbrojtje? Gjithmonë dubet të shikojmë veten tonë. Ne mundohemi të rregullojmë problematikat dhe marrim përgjegjësi për golat e pësuar. Jemi ca zogj të vegjël që po rritemi. Nëse flasim për golat e pësuar, kemi gabime në vendosje dhe që na kushtuan shumë.
Si do e zëvendësoni Rrapajn, pasi mungesa e tij ndjehet? Se si do ta zëvendësojmë është pyetje për dikë tjetër. Unë tregoj vlerësim maksimal për lojtarët e ndeshjes së sotme. Luajtëm pa 4 futbollist, Rrapajn, Prekan, Koten dhe Hadrojnë. Ato që luajtën sot treguan kualitet dhe cilësi në interpretimin e ndeshjes. Duhet të jemi mosdest dhe të përmirësohemi sa më shumë”, ka përfunduar trajneri i Partizanit.