Real Madridi nuk ia del më shumë se një pikë nga stadiumi "Campo de Futbol de Vallecas" në Madrid.
Reali merr një pikë në cilësinë e mysafirit në duel me Vallecanon, duke luajtur baras 3:3.
Ndeshje me kthesa në rezultat që përfundoi baras (3:3).
Për Vallecanon shënuan: Lopez (4'), Mumin (36') e Palazon (64') dhe për Realin realizuan Valverde (39'), Bellingham (45') e Rodrygo (56').
Futbollisti shqiptar, Ivan Balliu, u paraqit nga minuta e 66-të apo 24 minuta në petkun e Vallecanos.
Pas javës së 17-të Barcelona kryeson me 38 pikë, ndërsa Reali është në vend të dytë me 37 dhe Vallecano në të 13-tin me 20 sosh.