Pas dakordimit me trajnerin e ri, Boban Babunski në krye të pankinës së KF Besa, kanë nisur edhe lëvizjet e para në afatin kalimtar te skuadra nga Dobërdolli.
Këta të fundit po tentojnë të sjellin në radhët e tyre futbollistë cilësorë, pasi në sezonin vjeshtor punët nuk kanë shkuar sipas parashikimeve.
“Open-TV” zbulon nga burime të sigurta në klubin e Besës se goditja e parë e madhe mund të jetë sulmuesi i Tikveshit, Edis Spahiu nga Gostivari.
Ai ishte sulmues kryesor te Tikveshi nga Kavadari. Spahiu ka qenë edhe pjesë e Gostivarit
23-vjeçari është një lojtar që mund të luaj në të dy krahët e sulmit, por edhe në majën e ofensivës. Por jo vetëm Spahiu, KF Besa është në bisedime edhe me disa lojtarë që luajnë jashtë kampionatit tonë.
Në ditët në vijim priten më shumë informacione nga zyrtare nga ky klub.