Besa me trajner të ri në sezonin pranveror

Futboll

Besa me trajner të ri në sezonin pranveror

Më: 14 dhjetor 2024 Në ora: 23:33
Boban Babunski

KF Besa nga Dobërdolli do të ketë trajner të ri në sezonin pranveror.

Drejtuesit e KF Besa dhe trajneri Boban Babunski, asistent i parë i FC Shkupi, janë marrë vesh për drejtimin e skuadrës deri në fund të këtij sezoni futbollistik.

Babunski në të kaluarën ka qenë trajner i Pelisterit, Vardarit, Pobedës dhe Rabotnickit, kurse ka qenë edhe përzgjedhës i Maqedonisë së Veriut.

56-vjecari do të vijë në vend të Berat Imerit, ndërsa pas dorëheqjes së tij ekipin e udhëhoqi Burim Sadiki.

Besa në ndërkohë është ndarë me pesë lojtarë, kurse priten edhe disa largime të tjera.

Në anën tjetër, Besa pritet të përforcohet për sezonin pranveror me futbollistë cilësorë nga vendi dhe të huaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat