Virgil Van Dijk bëri një komet të ashpër në drejtim të gjyqtarit në një intervistë të shkurtër pas barazimit të Liverpoolit me rezultat 2:2 ndaj Fulhamit.
Liverpool me 10 lojtarë në fushë luftoi për të shkëputur një pikë në ‘Anfield’ në një ndeshje me plotë vendime të diskutueshme.
Mysafirët kaluan fillimisht në epërsi përmes Andreas Pereiras, para se Andy Robertson të përjashtohej me karton të kuq.
Cody Gakpo realizoi pak pa përfunduar pjesa e parë për të barazuar rezultatin, por Liverpoolit iu mohua një penallti pasi VAR-i vendosi që nuk pati asgjë të palejueshme në duelin mes Kenny Tete dhe Joe Gomez.
Fulham më pas riktheu epërsinë me Rodrigo Munoz para se Diogo Jota të realizonte pak minuta pa përfunduar ndeshja për epilogun përfundimtar të ndeshjes 2-2.
Pas përfundimit të këtij dueli, Van Dijk dha një intervistë të shkurtër ku pati disa fjalë për gjyqtarin Tony Harrington, të cilin e akuzoi se ishte nervoz dhe nuk ishte në gjendje të komunikonte në mënyrën e duhur.
“Unë pata disa biseda me lojtarët e Fulhamit dhe ne ndiheshim sikur gjyqtari ishte nervoz. Ai nuk mundi të komunikonte siç duhet me Robertson”.
“Ne nuk mund ta fajësojmë gjyqtarin. Nuk duhet të jetë një gjë e madhe sepse ai nuk është arsyeja pse lëshuam pikë”, ka thënë Van Dijk.