Cërvena Zvezdës i del punë edhe në Sanxhak

Futboll

Cërvena Zvezdës i del punë edhe në Sanxhak

Nga: K. Goca Më: 15 dhjetor 2024 Në ora: 00:29
Lojtarët e Novi Pazarit

Novi Pazari është i Sanxhakut! 

Ky klub nuk shikohet asnjëherë me sy të mirë në Serbi!

Sepse Novi Pazari përveç që është i Sanxhakut, është me prejardhje shumicë shqiptare!

Novi Pazari gjithmonë është halë në sy për klubet serbe sidomos për ato beogradase.

Edhe Cërvena Zvezdës i del punë në Novi Pazar përkatësisht në Sanxhak.

“Siç raportojnë shumica e mediave të Beogradit, një incident ka ndodhur në Novi Pazar dhe informacionet e para kanë qenë se është sulmuar një autobus me futbollistë të Cërvena Zvezdës!

Ka pas disa gjuajtje të topave gjatë parkimit të automjetit të skuadrës nga Beogradi jo shumë larg hotelit ku do të qëndrojnë lojtarët. Si masë paraprake, policia ka reaguar menjëherë dhe ka kontrolluar se çfarë po ndodhte, ndërsa ekipi është vendosur në hotel pa shqetësime dhe probleme.

Kujtojmë se ndeshja mes Novi Pazarit dhe Cërvena Zvezdës do të luhet të dielën në ora 15:00 në stadiumin e qytetit dhe në tribuna nuk do të ketë publik”, shkruan media serbe “Kurir”.

Mos të harrojmë edhe faktin se me 10 tetor të vitit 1993, Prishtina fantome (që përbëhej nga serbët – uzurpatorët) me famëkeqin, kriminelin e luftës, Zhelko Razhnatoviq - Arkani, kryetar i vetquajtur i klubit, patën provokuar tifozët e Novi Pazarit por që këta të fundit ia dhanë përgjigjen meritore, duke ua demoluar autobusin fantomëve, uzurpatorëve.

Arkani me paramilitarët dhe milicët serbë, ishte futur me xhipa brenda stadiumit, duke i kërcënuar por që doli kokulur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat