Rodrigez: I lumtur te Reali, por nuk mund të qëndroja më në sol

Futboll

Rodrigez: I lumtur te Reali, por nuk mund të qëndroja më në sol

Më: 15 dhjetor 2024 Në ora: 09:39
Rodrigez

Hames David Rodrigez Rubio (Kukuta, Kolumbi, 1991) dha një intervistë për gazetën “Marca”. Ai është gati 34 vjeç, por ende ka atë fytyrë rinore që rrezaton mirësi. Në intervistën e tij, ai ka folur ndër të tjera edhe për të shkuarën në Madrid.

A planifikoni të jetoni në Madrid kur ta mbyllni me futbollin?

Më pëlqen shumë të jetoj në Kolumbi, por gjithashtu më pëlqen të jetoj në Madrid.

Si ju pritën tifozët e Rajos, një klub ku përjetohet futbolli i lagjeve?

Për mua nuk ishte e re, sepse në Argjentinë kam luajtur në një klub të ngjashëm, në Banfild. Njerëzit të mbështesin dhe kjo përvojë në këta tre muaj ka qenë e mirë. Sigurisht, dua të luaj më shumë, por nuk vendos unë.

Nga 0 në 10, sa i lumtur ishit në Madrid?

Dhjetë, dhjetë… Kur erdha në Madrid, njerëzit më kujtonin me shumë dashuri. Kjo do të thotë se i kam bërë gjërat mirë dhe kam shumë dashuri për madrilenët.

A ju ka munguar diçka?

Ndoshta mund të kisha qëndruar një ose dy vjet më shumë dhe shifrat e mia mund të ishin pak më të larta. Por në atë kohë për shkak të rrethanave nuk më lanë të qëndroja dhe kështu ndodhi. Por mendoj se mund të kisha qëndruar edhe dy ose tre vjet atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat