Tonali e sheh të ardhmen larg Newcastle

Futboll

Tonali e sheh të ardhmen larg Newcastle

Më: 15 dhjetor 2024 Në ora: 09:51
Tonali

Koha e Sandro Tonalit te Newcastle mund të përfundojë për shkak të mungesës së minutazhës pas kthimit të tij nga pezullimi. 

Tonali humbi një pjesë të madhe të sezonit të tij të parë në “St. James’ Park” pasi iu dha një dënim prej dhjetë muajsh për shkelje të rregullave të basteve. 

Shkelja e tij ka ndodhur përpara se të vinte në Tyneside, ndërsa drejtuesit e Newcastle shpenzuan pjesën më të madhe të buxhetit të verës për ta sjellë atë nga “San Siro”. 

Ai ka pasur mungesë minutazhe të qëndrueshme që nga kthimi i tij nga pezullimi, çka ka nxitur thashetheme për të ardhmen e tij te klubi. 

Mediumi italian “Gazzetta dello Sport” raporton se problemet e tij te Newcastle do të thonë që ai dëshiron të kthehet te “AC Milani i tij i dashur”. 

Ai ka bërë 13 paraqitje në Premier League këtë sezon, duke nisur nga banka rezervë shtatë herë, me gjithsej vetëm 650 minuta. 

Duke folur më herët këtë vit, ish-lojtari i Milanit e hapi zemrën për sezonin e tij të vështirë të debutimit në Angli. 

Ai tha: “Viti i kaluar ishte një udhëtim shumë i vështirë, por shumë produktiv. Do ta mbaj gjithmonë në mendje kujtimin e vitit që kalova jashtë fushës, sepse është e drejtë të mos e harroj atë. 

“Mendoj se kur një lojtar stërvitet gjithë javën pa qëllimin e tij të fundit, që është loja, ai ndjen një boshllëk brenda vetes. 

“NUK ishte e lehtë të isha larg shtëpisë për vitin e parë pa luajtur një ndeshje zyrtare, por thjesht duke u munduar të mbaj formën fizike. Ajo ishte sfida që duhej ta merrja sa më seriozisht.” 

24-vjeçari është përdorur kohët e fundit si mesfushor mbrojtës, një pozicion që ka sjellë disa paraqitje më të forta nga ana e tij. 

Thashethemet për dëshirën e Tonalit për të kaluar jashtë Premier League kanë “rënë në sy” të AC Milan, Inter Milan dhe Juventus, sipas raportimit. 

Megjithatë, paga e tij mund të paraqesë një problem për disa, me 9 milionë paund në sezon, një shumë që është jashtë mundësive të disa klubeve italiane. 

Tonali u kthye në “San Siro” muajin e kaluar për humbjen 3-1 të Italisë kundër Francës dhe u mirëprit nga tifozët vendas. 

Kjo pritje e ngrohtë mund të jetë ftesa që ai po kërkonte, me thashethemet që sugjerojnë tani se ai mund të bëjë një kalim të përhershëm pasi Newcastle po kërkon mënyra për të krijuar më shumë hapësirë financiare. 

Newcastle është nën presion për të shitur lojtarë për të shmangur shkeljen e rregullave të shpenzimeve të Premier League, shkruan “talkSPORT”.

Newcastle janë përgatitur për një ofertë të mundshme nga Manchester City për mesfushorin e yll Bruno Guimaraes në janar. 

Ndërsa City zakonisht nuk janë ‘shpërblyes’ të mëdhenj në merkaton e dimrit, pritet që ata të mbështesin trajnerin Pep Guardiola pasi ai ka angazhuar të ardhmen e tij në “Etihad Stadium” muajin e kaluar. 

Zëvendësimi i Rodrit të lënduar shihet nga Guardiola si kyç për të kthyer sezonin e ngadaltë të kampionëve në shina dhe Guimaraes ishte një nga objektivat kryesorë të verës për ta. 

Disa tifozë mund të mirëpresin largimin e Tonalit, por shitja e Guimaraes dhe Isak, të cilët janë më të dashur nga tifozët, nuk do të pritet mirë nga ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat