Çfarë ndodhi me Dele Allin? Nuk luan prej dy vitesh

Futboll

Çfarë ndodhi me Dele Allin? Nuk luan prej dy vitesh

Më: 15 dhjetor 2024 Në ora: 10:52
Dele Alli

Më 26 shkurt 2025, Dele Alli do të festojë një përvjetor të hidhur, dy vjet që kur doli për herë të fundit në fushë.

Ishte 26 shkurti i vitit 2023 dhe ish-ylli i futbollit anglez po përpiqej të gjente veten te Besiktas, por që nga ai moment rënia ishte e pandalshme.

I penguar nga një seri e pabesueshme problemesh fizike, ish-lojtari i Tottenham nuk mundi të rikthehet dhe aktualisht është pa skuadër, pa parë mundësinë që së shpejti të nisë një aventurë të re.

Me shumë mundësi nuk do të ketë një kontratë të re në afatin kalimtar dimëror sepse 28-vjeçari është ende jashtë për shkak të të një dëmtimi. Ai vuajti më të fundit gjatë një seance stërvitore me Everton, i cili e lejoi atë të përdorte ambientet e klubit pavarësisht se kontrata e tij me Toffees kishte skaduar. Objektivi, nuk ka nevojë të thuhet, ishte të gjente formën e tij dhe një klub që mund t'i jepte një mundësi të re.

Sean Dyche pranoi se lojtari është "i dëshpëruar" për shkak të dëmtimeve të tij të shumta, ndërsa agjenti Bryan King tha:

"Rruga po bëhet gjithnjë e më e vështirë për Allin. Vendimet do të merren kur ai të mund të luajë përsëri. Do të duhet të luajë me U21 për të paktën gjashtë muaj përpara se klubi të vendosë nëse ia vlen t'i ofrojë atij një kontratë të re. Ai ka shumë për të provuar nëse dëshiron ta ketë këtë shans, nëse arrin të gjejë rrugën e kthimit në gjendje fizike”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat