Skuadra e Gjilanit ka lënë prapa ndeshjen e fundit kampionale dhe është e përqendruar maksimalisht në duelin e radhës ndaj rivalit lokal FC Drita.
"Me ritëm të lartë dhe vetëbesim, ‘kuqebardhët’ kanë realizuar edhe sesionin e fundit stërvitor para duelit të së shtunës, i cili është udhëhequr nga ndihmëstrajneri Muharrem Bajrami dhe Andi Kulli.
Gjithë grupi është në dispozicion, përfshirë edhe kapitenin Edison Kqiku, i cili është rikthyer nga lëndimi pas një pauze disa javore për shkak të lëndimit.
Mëngjesin e së shtunës ekipi ka zhvilluar provën e fundit gjenerale dhe është gati për ballafaqimin me rivalët lokal, i dyti këtë edicion.
Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Dritës zhvillohet të dielën me fillim nga ora 13:00 në stadiumin ndihmës në Gjilan", njofton SC Gjilani.