Dy takime mjaft të rëndësishme do të luhen në Superiore ditën e sotme. 4 ekipet do të zbresin në fushë në të njëjtën orë për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 18-të.
Kështu në Korçë ora 16:30 do të sfidohen mes tyre Skënderbeu – Bylis.
Një duel mjaft interesant mes dy skuadareve që luajnë për mbijetesë dhe ndodhen në fundin e klasifikimit.
Paralelisht do të luhet edhe në Durrës, kun ë “Niko Dovana” do të sfidohen Teuta – Egnatia.
Durrsakët do të kërkojnë rikthimin te fitorja në kampionat, pasi iu mungon prej disa javësh. Ndërkohë nga ana tjetër rrogozhinasit synojnë të rimarrin vendin e parë në klasifikim.