Inaki Pena duket se do të marrë një kontratë të re.
Portieri, i bërë titullar pas dëmtimit të Marc-Andre ter Stegen, ka bindur trajnerin Hansi Flick me paraqitjet e tij.
Sipas Sport, trajneri gjerman ka rekomanduar klubin që Pena-s t’i ofrohet rinovimi i kontratës.
Dhe drejtori sportiv i Barçës, Deco është dakord, me bisedimet për një marrëveshje të re tashmë të planifikuar.
Marrëveshja aktuale e portierit skadon në vitin 2026.