Çudia e klubit kroat dhe reagimi i anglezëve

Futboll

Çudia e klubit kroat dhe reagimi i anglezëve

Më: 15 dhjetor 2024 Në ora: 12:06
Stema e njëjtë

Klubi anglez i Premier Ligës, Brighton & Hove Albion, i ka dërguar një letër zyrtare homologut kroat, duke i kërkuar që të ndryshojë stemën e vet.

Bëhet fjalë për klubin kroat të ligës së ulët, NK Jadran Galeb.

Incidenti nisi pasi një anëtar i klubit kroat vizitoi zyrat e Brightonit dhe, duke vënë në dukje ngjashmërinë mes stemave, kërkoi një “donacion simbolik”, kryesisht pajisje sportive.

Ky veprim e vuri Brightonin në dijeni të çështjes dhe ndërmori menjëherë masa ligjore për të mbrojtur pronësinë e vet intelektuale.

Nuk dihet ende se si do të reagojë NK Jadran Galeb ndaj kësaj kërkese, por situata ka tërhequr vëmendje të madhe për mënyrën e pazakontë sesi u zbulua kjo ngjashmëri. Mesa duket, përpjekja për të marrë pajisje sportive si donacion përfundoi në një betejë për stemën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat