Mesfushori spanjoll Dani Olmo ka prezantuar zyrtarisht markën e tij personale.
Kjo nismë është rezultat i një projekti ambicioz që ndërthur talentin e tij, vlerat dhe vizionin e tij për të pozicionuar veten si një figurë kyçe brenda dhe jashtë fushës së lojës.
Pak më shumë se një muaj më parë, Dani Olmo filloi procesin e regjistrimit të markës së tij personale në Bashkimin Europian.
Ky rekord përfshin gjestin e tij ikonik të festimit të golit, duke treguar orën. Kjo nismë e vendos atë në grupin e përzgjedhur të lojtarëve si Mbape e Bellingam , të cilët gjithashtu i kanë regjistruar festimet e tyre si personale.
Ndërkohë për të ardhjen e tij te Barça ai ka qenë i qartë: “Nuk iki që këtu”.